TIRANË - 87 subjekte zgjedhore, konkretisht 61 parti politike dhe 26 kandidatë të pavarur, do të auditohen për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhor të datës 21 qershor 2015.
Gjithashtu, 125 parti politike të regjistruara në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, do të auditohen për fondet e përfituara dhe shpenzuara për vitin kalendarik 2014.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj nëpërmjet një deklarate për shtyp.
Sipas saj do të jenë ekspertë kontabël të liccensuar që do të zgjidhen nëpërmjet një shorti, ata që do të bëjnë auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën e fundit. Sipas KQZ, janë vetëm 26 kërkesa nga auditët për pjesëmarrje në short, ndaj ky institucion u bën thirrje ekspertëve për pjesmarrje më të madhe në shortin për zgjedhjen e audituesve.