A1 Report - Gjermania mesazh shqiptarëve: Për 1 muaj kthejmë azilkërkuesit

2015-08-22 3

Ambasadori Gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann konfirmoi edhe një herë sot se azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani nuk kanë asnjë shans për përfitimin e azilit në këtë shtet.

Nga pika kufitare e kakavijës, ai tha se brenda një muaji do të shqyrtohen të gjitha dokumentat e të gjithë azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani.

Gjatë fjalës së tij, Hoffmann tha se brenda kësaj kohe do të bëhet i mundur kthimi i të gjithë personave që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e azilit në Shqipëri.

?Fillimisht unë dua që të falënderoj përzemërsisht Gjebrea për bashkëpunimin dhe për faktin që ne erdhëm në pikën e kalimit kufitar . Emigracioni ekonomik, i emigrantëve nga Ballkani Perëndimor për në BE dhe në Gjermani po bëhet gjithnjë e më dramatik.
Dua të përmend vetëm disa shifra:
Vetëm në 6 muajt e parë të vitit nga të dhënat e organit hetimor nga Shqipëria, Kosova dhe Serbia kanë aplikuar për azil deri në 65000 mijë veta vetëm në Gjermani. Pra, kryesisht rreth një e treta e tyre, pra përafërsisht 22 mijë vijnë nga Shqipëria.
Vetëm në qershor nga Shqipëria kanë kërkuar azil rreth 5900, pra rreth 6000 veta. Atëherë në qoftë se ne duke e parë në bazë vjetore do të kishim të bënim një kalkulim do të kishim të bënim me një shifër prej 72000 shtetas shqiptar, po të bënim një kalkulim matematikor. Dhe ky është një zhvillim shumë ekonomik dhe çfarë kemi konstatuar është se edhe shqiptarë të mirëpaguar këtu në Shqipëri po lënë vendin dhe po ikin në Gjermani.
Prandaj dhe është shumë e rëndësishme që ne, pala gjermane dhe pala shqiptare të bashkëpunojmë. Në Gjermani tashmë janë ndërtuar, montuar kampingje me çadra të improvizuara, në të cilat strehohen shtetas që kërkojnë azil nga Ballkani Perëndimor dhe kemi si objektiv që brenda katër javësh , këto procedurat e azilkërkimit të verifikohen dhe të mund të kthehen brenda 4 javësh në atdhe. Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë shans të marrin azil dhe të gjithë do të kthehen. Sepse është krejtësisht e qartë që të gjithë këta shtetas nuk kanë mundësi, nuk kanë shanse për të marrë azil dhe të gjithë do të kthehen mbrapsht.?, - tha Hoffmann.

Gjerbrea: 40 shqiptarë kanë shkelur rregullat e Shengen-it, janë kthyer
Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjerbrea tha senë pikat kufitare të vendit në bashkëpunë me qeverinë Gjermane për luftimin e emigracionit të paligjshëm.

?Në pikën e kalimit Kufitare të Kakavijës bashkë me Ambasadorin Gjerman dhe me drejtuesit e Policisë Kufitare për të inspektuar punën që bëhet në pikat me qytetaret gjatë momentit që kalojnë territorin Shqiptar ashtu sikurse dhe për të pasur një takim punë me përfaqësuesit e Policisë Gjermane të cilët po mbështesin oficerët e Policisë Kufitare, si përpjekje e përbashkët që qeveria Shqiptare është duke bërë me qeverinë Gjermane .
Ne shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe shpresojmë që së bashku të luftojmë emigracionin e paligjshëm. Është shqetësues fakti që qytetarët shqiptarë mendojnë se mund të përf...