TIRANE - Një 26-vjeçar me origjinë nga Miloti është qëlluar me dy plumba pistolete TT nga një person ende i paidentifikuar dhe dyshohet se gjithcka ka nisur për një gërvishtje të makinës. Ngjarja u shënua në rrugën "Hoxha Tahsim" në kryeqytet në vendin e njohur si Xhamlliku. Pasi ka plagosur me armë 26-vjeçarin Xhevair Shabani autori është larguar me një motoçikletë Kaëasaki të zi.
Si nisi konflikti? 26-vjeçari Shabani udhëtonte me një makinë Volksëagen Golf ngjyrë gri me targa italiane në pronësi të shokut të tij, ndërsa paralelisht me të lëvizte edhe autori me motor dhe mendohet se ka pasur një ?fërkim? të lehtë mes mjeteve. Kaq ka mjaftuar që 26-vjeçari dhe drejtuesi i motorit të ndalojnë në rrugë dhe të nisin të zihen. Sherri banal ka përfunduar më tej me nxjerrjen e armës nga ana drejtuesit të motorit i cili ka qëlluar në drejtim të Shabanit.
Të shtënat krijuan panik mes kalimtarëve, të cilët ishin të shumtë në ato momente.
I plagosuri mbeti në vendngjarje për pak moment, ndërsa dërgua fillimisht në spitalin ?Nënë Tereza? dhe më pas në spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Pistë tjetër që po hetohet nga policia është edhe ajo e një atentati për shkak të problemeve të mundshme të mbartuara nga palët. Gjithsesi policia tha se një version i tillë është ende duke u verifikuar.