TIRANE - Pas skandalit të barnave të rimbursueshme tashmë Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor ka marrë një sërë masash për të evituar përsëritjen e një rasti të dytë abuzimi si dhe firmosjen e kontratave të reja.
Pas mbledhjes së sotme fondi ka vendosur disa ndryshime të cilat janë:
1- Farmacitë nuk kanë më të drejtë të lidhjes dhe zgjidhjes së kontratës më shumë se një herë
2- Në rast të një gabimi në receta, farmacitë nuk kanë më mundësinë për korrigjim
3- Paisja me kasë fiskale e dhënia e faturës tatimore për çdo barn të blerë në farmaci
Të gjitha këto ndryshime të vendosura në mbledhjen e radhës të fondit do të hyjnë në fuqi më 1 gusht të këtij viti.
Kontratat e përmirësuara, sipas Fondit synojnë rritjen e transparencës në çdo hallkë të procesit të rimbursimit, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm me listën e barnave të rimbursueshme.
Pas skandalit të barnave u proceduan penalisht disa farmacistë si dhe ish-drejtues të fondit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor.