KORÇË - Pas tragjedisë së rëndë në familjen Cicani në Korçë, ku si pasojë e djegies nga zjarri humbën jetën tre anëtarë të saj, të afërmit që jetonin në të njëjtën pallat, kujtojnë mes tronditjes momentet e tmerrit që kanë përjetuar.
Liljana Cicani kunata e viktimës, mes lotësh rrëfen makthin e përjetuar për t?iu shpëtuar flakëve.
Pas ceremonisë mortore ajo së bashku me fëmijët dhe bashkëshortin e saj, vëllain e Aleksandrit, i cili humbi gruan dhe fëmijët, janë kthyer në banesën ku ndodhi tragjedia duke përjetuar edhe njëherë momentet e asaj nate.
Kjo është dhoma brenda së cilës po flinin gjumë tre pjesëtarët e familjes Cicani në momentin që banesa e tyre u përfshi nga zjarrit.
Në muret e kësaj banese mëse 100-vjeçare përveç amortizimit tashmë rëndon edhe pesha e flakëve që u morën jetën 3 personave duke bërë që atje të bëhet e pamundur jetesa.
?Shikojeni - çfarë mund të jetohet këtu familjarë, të afërm e kanë marrë që jeton atje neve si mos më keq. Xhironi, shikoni fëmijët e mi ka marrë motra jetojnë me motrën kurse ne të dy mundohemi të rregullojmë diçka, çfarë mundemi që mund të jetohet nëqoftëse mendon dikush që mund të jetohet këtu. Nuk e di se si mundet të vazhdojnë fëmijët të jetojnë këtu është stresuese për ne që jemi të rritur jo më për fëmijët?, rrëfen ajo.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të së enjtes Esmeralda Cicani, 52 vjeçe dhe dy fëmijët e saj vajza Kristina 20 vjeç dhe djali Tedi 18 vjeç ndërruan jetë në mënyrë tragjike teksa flinin në shtëpinë e tyre e cila u përfshi nga flakët.
Sipas të dhënave viktimat mbetën të asfiksuar nga tymi i çliruar, ndërsa shkak i zjarrit ishin bërë disa kabuj të zhveshur të cilët kishin provokuar shkëndijat e para të zjarrit.