A1 Report - Durres, 20-vjeçari plagoset me armë Kishte konflikte të vjetra me autorin

2015-08-22 3

DURRËS - Një 20-vjeçar mbeti i plagosur me pistoletë pranë një pike servisi në lagjen numër 14 të qytetit të Durrësit, nga një banor i zonës me të cilin kishin një konflikt të vjetër.

Xheni Pepoçi u qëllua me armë zjarri ndërsa ishte pranë një servisi të automjeteve, ndërsa u dërgua menjëherë në spitalin e qytetit bregdetar ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia e Durrësit thotë se e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij. Sipas informacioneve paraprake, autori dhe i lënduari kanë nisur të debatojnë mes tyre për një konflikt të mbartur prej kohësh, derisa situata ka agravuar deri në përdorimin e pistoletës.

Free Traffic Exchange