A1 Report - Vrasja e Kaçorrit, babai: Dënim të ashpër autorit ose bëj vetëgjyqësi

2015-08-22 12

MIRDITË - 10 muaj pas vrasjes së Brion Kaçorrit dhe plagosjes rëndë të gruas së tij Orjetes, drejtësia ende se ka dhënë verdiktin e saj për këtë ngjarje të ndodhur në Lufaj të Mirditës.

Deri tani janë zhvilluar 5 seanca gjyqësore në ngarkim të autorit të këtij krimi Azem Ukaj, teksa e fundit ka dështuar me pretendimin se avokati i të akuzuarit nuk është njohur plotësisht me akuzat e ngritura.

Në këto kushte familjaret viktimës kanë hedhur akuza të forta në drejtim të Prokurorisë dhe Gjykatës së Lezhës që sipas tyre janë të korruptuara.

Babai i viktimës shprehet se në lidhje me ngjarjen nuk është pyetur asnjë dëshmitarë dhe gjithçka po bëhet që autori i krimit të dënohet me sa më pak.

?E shoqja që ndodhet në Itali për kurim nuk njoftohet. Dëshmitarët nuk njoftohen. I bëj thirrje drejtësisë shqiptare, kryeministrit po dalim të gjithë e vrasim e kërkojmë gjyq të shkurtuar, pranojmë gabimin edhe vijmë e hamë bukë pa lek në Lezhë. Me të dëgjuar ka dy muaj se pretenca ka dal në mënyrë sekrete. Kemi dëgjuar se është i dënuar 35 vjet pa dhënë pretencë gjëkundi?, thotë Gjon Kaçorri.

Kaçorri rrëfen edhe arsyet e vrasjes së të birit.

?Vrasja ka ndodhur për ti marrë 2 milion lek djalit tim te shtëpia. Krimineli ka përgjuar një telefonatë të djalit tim për 2 milion lek dhe i ka vënë syrin për ti marrë 2 milion lekë dhe ka shkuar në derë të shtëpisë dhe e ka vrarë bashkë me gruan?, - thotë babai i të ndjerit.

Gjykata e Lezhës ka pranuar kërkesën e të akuzuarit për gjykim të shkurtuar, çka do të thotë se autori përfiton ulje të dënimit me 1/3. Këtë vendim gjykata e argumenton me faktin autori i ngjarjes e ka pranuar krimin e kryer dhe menjëherë pas ngjarjes është vetëdorëzuar në polici.

Pas pretencës së prokurorisë e cila ka kërkuar për autorin e ngjarjes 35-vite burg do të jetë treshja gjykuese e kësaj çështje e cila do të vendose për dënimin.

Free Traffic Exchange