TIRANE- Të gjithë ata shtetas që kanë ndërtuar pa leje deri më 10 prill të vitit të kaluar dhe që, ose janë dënuar për këtë vepër penale, ose janë në ndjekje penale për këtë gjë, do të amnistohen. Kuvendi votoi pas katër herë shtyrjeje me 95 vota ligjin ?Për aministinë?, i cili, si rrallë herë kishte dakordësinë e mazhorancës dhe opozitës që në propozimin e iniciativës ligjore.
Tre deputetë nga mazhoranca dhe opozita paraqitën në Kuvend një nismë ligjore për të ndryshuar ligjin e amnistisë. Sipas ligjit të sapovotuar që pritet të hyjë në fuqi, nga amnistia përfitojnë ata persona që janë dënuar apo proceduar penalisht për ndërtime pa leje dhe që ndërtimin e kanë bërë para 10 prillit të vitit që lamë pas, dhe e kanë ngritur objektin në tokën e tjetrit apo atë publike.