A1 Report - Inagurohen 13 salla në Gjykatën e Tiranës, Naço:Së shpejti regjistrim

2015-08-22 1

TIRANË - Reforma në drejtësi pritet të prek dhe transparencën e një procesi gjyqësorë. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Drejtësisë Nasip Naço gjatë inaugurimit të 13 sallave të reja në Gjykatën e Tiranës ku prezantoi projektin për regjistrimin video të proceseve gjyqësore.

?Ky sistem do të thotë dhe në sistem video që në mënyrë jo vetëm të dëgjojmë se çfarë thuhet por dhe të shohim se si zhvillohet një seancë gjyqësore duke bërë të mundur shmangien e çdo sjellje jo etike dhe rritjen e solemnitetit në një seancë gjyqësore?, - u shpreh ministri Naço.

Ndërsa Fatri Islamaj kreu i Gjykatës së Tiranës që në nisje të ceremonisë së inaugurimit, u tregu i kujdesshëm për ti vënë në dukje kolegëve gjyqtarë porosit e kancelares Merkel se tashmë ata duhet të sillen si gjerman, duke filluar korrektësinë në detyrë që nga orari.

?Atëherë fillojmë me kulturë gjermane dhe ne në orën 10 .00. Objektivat e kësaj gjykate gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë në realizimin e punës së përditshme dhe aktivitetit të tyre janë rritja e përgjegjshmërisë eficencës llogaridhënies pavarësisë dhe performanca në kushtet e një gjykate evropiane aty ku shteti shqiptar synon të integrohet sa më shpejtë?,- tha Islamaj.

I pranishëm në këtë ceremoni kreu i Gjykatës së Lartë Xhezahir Zaganjori u shpreh se gjykata është vendi ku çdo qytetar formon kulturën e tij juridike.

Me 13 sallat e reja të inauguruara në Gjykatën e Tiranës të cilat kanë kushtuar 34 milionë lekë para të buxhetit të shtetit dhe vet-financim i gjykatës, pritet të mos ketë më pengesa në zhvillimin e proceseve për mungesë ambientesh si dhe të eliminohen gjykimet në zyrat e gjyqtarëve.

?Gjykata është vendi ku jepet drejtësi drejtësia është përgjegjësi e shtetit dhe është mëse normale që në një shtet demokratik në një demokraci të formës së qeverisjes gjykata duhet të reflektojë forcën e shtetit autoritet besueshmëri dhe seriozitet?, tha Zaganjori.

Free Traffic Exchange