Në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar të PD-së kryetari Basha e ka nisur fjalën e tij duke akuzuar qeverisjen Rama-Meta. Basha rradhiti me komente ngjarjet e fundit të aktualitetit në vend duke i shoqëruar ata me akuza në drejtim të kryeministrit Rama
Kreu i PD Basha denoncoi faktin sipas tij të fshehjes së kërkesës për ekstradim e Mark Frrokut e cila nënkupton se është çuar deri në fund e shërbimit ndaj krimit.
"Normale është që fshihet kërkesa për Interpol për deputetin dhe fushata e vëllait të tij në Pukë. Normale është që vrasësit ulen në tavolinë me ministrin e brëndshëm duke marrë zemër për krimet e kryera. Krimi është në pushtet. A është normale që vendi po mbulohet në cdo cep nga droga? Kjo është qeveria që po sundon sot,situate është e rëndë. Dyshja po shkëput dhe shkatërron marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë por qytetarët e lirë të këtij vendi si dhe aletaët janë më të fortë se krimi i veshur me pushtet" ?tha Basha gjate fjalës së tij para deputetëve.
Kreu i Partisë Demokratike nuk la pa përmëndur edhe miratimin e ligjit për arsimin e lartë ku tha se ka pasoja dhe do të ketë pasoja të rënda miratimi i një ligji i ardhur nga padituria e kryeministrit por tha ai nuk do ta lejojmë sepse protestat dhe demokracia e lirë do të veprojnë për të shpënë në vend drejtësinë.
Në fjalën e tij Basha foli edhe për eksodin e kohëve të fundit të shqiptarëve ku nuk la pa cituar dhe tragjedinë me 14 vjeçaren që u mbyt rrugës për Greqi me destinacion Gjermaninë duke thënë se qeveria është përgjegjëse për këtë situatë të dhimshme mjerimi.