A1 Report - Dosjet e pronave në sitë, ngrihet Task-Forcë për dokumentet false

2015-08-22 0

TIRANË - Tashmë kushdo që ka falsifikuar dokumente për të fituar pronësinë mbi objekte të ndryshme, do të duhet të ?frikësohet?. Kjo pasi për verifikimin e rasteve të falsifikimit të dokumenteve të pronësisë, prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla ka ngritur një Task-Forcë të posaçme hetimore.

Llalla do të mbajë në Prokurori një takim me drejtuesit e policisë për të diskutuar mbi detajet e punës së kësaj Task-Force e cila vë në sitë dosjet e pronave.