Ne nje deklarate per mediat, kryeministri Edi Rama tha se ligji i ri i arsimit te larte garanton konkurrencen dhe nuk perjashton asnje nga e drejta e shkollimit.
?Ne kemi pasur procesin më gjithëpërfshirës më të gjatë në përpjekjen për të ndërtuar një ligj si mëshirim i një reforme revolucionarizuese për një sektor kaq të rëndësishëm dhe produkti është shumë i mirë. Është për të ardhur keq kundërshtia që bëhet në emër të të varfërve duke spekuluar në mënyrën më të papranueshme. Ligji garanton konkurrencën, garanton vlerësim të meritës dhe që asnjë i ri apo e re që ka dëshirë të ndjekë universitetin dhe që e meriton të ndjekë universitetin të mos pengohet nga varfëria në familje. Ligji mbështet përmes financimit të shtetit edhe të gjithë ata që janë të shkëlqyer dhe ajka e studentëve. Ligji siguron financimin e shtetit për të gjitha degët prioritare, duke filluar nga matematika, anglishtja, albanologjia e me radhë. Ky ligj hap rrugën për ta sjellë Shqipërinë në kohën e re evropian pas 20 e kusur vitesh privilegjesh të pamerituara për një kast që është financuar nga buxheti i shtetit dhe kurrë nuk ka kthyer mbrapsht investimin e madh. Të gjithë janë të barabartë në konkurrencë dhe meritë, garanci për prindërit se paratë nuk do ikin kot dhe mundimet e të rinjve gjithashtu ku në fund të rrugët akademik janë kthyer në të papunë. Jemi në Evropë me këtë ligj, do të hyjmë në Evropë duke implementuar këtë ligj?, - tha Rama.