A1 Report - Miratohet pr/ligji për arsimin e lartë, opozita braktis votimin

2015-08-22 3

TIRANE - Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi pasditen e se martes nseancën e posaçme parlamentare maratonë për projektligjin e ?Arsimit të Lartë?, seance e cila u finalizua ne oren 02:00 te mengjesit te merkures me votimin e ligjit te shumedebatuar, por pa pranine e opozites e cila pasi ndezi debatet ne salle, vendosi te braktise votimin. Projektligji për arsimin e lartë u miratua me 78 vota pro, pas më shumë se 9 orë debatesh.

Debate të forta kanë përcjellë gjithë punimet e Kuvendit, ku opozita dhe mazhoranca përplasen qëndrimet e tyre mbi arsimin e lartë në vend. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar opozitën si një shpërdoruese e Arsimit të Lartë gjatë viteve të qeverisjes së tyre, teksa premtoi se me këtë ligj, arsimi i lartë do të pësojë një revolucion.

Rama dhe disa shifra të numrit të universiteteve të hapura në vite të ndryshme ku tha se në 2005 ishin vetëm 7 universitete private, ndërsa në 2013 numri i tyre shkoi në 44.

?Një qeveri që e ka çuar arsimin në pikën ku të ketë kontrata të tipit dhuron një makinë dhe përfiton një bursë studimi 3 ? vjeçare, dhuron punime të ndryshme në duralumin, dhuron 1 ton tallash në këmbim të 1 burse studimi 3-vjeçare. Dhuron 20 sedilie fugoni dhe sistem të brendshëm fugoni, po fugoni vetë ku është dhe përfiton bursë. Organizata e parisë së punës së universitetit u mblodh e gjitha tek SHQUP-it?, - tha Rama.

Duke parë të gjithë gjendje e arsimimit në vend, sipas Ramës ishte i nevojshëm një revolucion i plotë në arsimin e lartë. Kryeministri u ndal dhe në një nga pikat më të debatuara të ligjit, atë të financimit të privatëve me fondet shtetërore.

?Të ndash universitetin publik si i nënës dhe privatin si i njerkës është e papranueshme dhe të qëndrosh në këmbë me financat e shtetit. Urdhrat antiligjor të ministrave kanë qenë të panumërt. Kanë dashur të bëjnë një ligj të ngjashëm më këtë që bëmë ne por të pangjashëm në asnjë drejtim. Standardet e tyre ishin plotësisht të shumëfishta. Të gjitha kriteret kanë qene fals?,-tha kryeministri. Rama e mbylli fjalën e tij me premtimin se do shkatërrojë këtë kasë që mban peng universitetin shtetëror dhe mban peng prej 20 vitesh arsimin.