TIRANE- Heqja e maturës shtetërore, konkurrencën e lirë mes institucioneve të arsimit të lartë dhe mundësi për t?ju përgjigjur tregut të punës janë disa nga risitë e projektligjit për arsimin e lartë. Në raportin që Komisioni i Edukimit u ka dorëzuar deputetëve thuhet se ?projektligji ka si një nga qëllimet e tij kryesore krijimin e një sistemi të unifikuar të arsimit të lartë, kërkimit shkencor në IAL, krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë?.