A1 Report - Këshilli i Integrimit, Bushati: Shkojmë në Vjenë të përmirësuar

2015-08-22 0

TIRANË - ?Në rrafshin e bashkëpunimit rajonal ne shkojmë në Konferencën e Vjenës me një situatë më të përmirësuar se ajo e Berlinit në Gusht 2014?. Kështu u shpreh Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati gjatë fjalës së tij në mbledhjen e këshillit të Integrimit, drejtuar nga Majlinda Bregu.

Në hapje të mbledhjes, Bregu tha se në mbledhjen e thirrur sot, ku do të diskutohet çështja e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të raportojnë dy ministrat, ai i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministria e Integrimit, Klajda Gjosha.

Teksa ka paraqitur tre detyrat e lëna nga konferenca e Berlinit e datës 28 gusht të 2014 dhe që do të diskutohen në konferencën e Vjenës që do të mbahet në fund të Gushtit, Bushati tha se shqipëria do të shkojë në nivele shumë më të përmirësuara në këtë konferencë, pasi janë në nivel të mirë të gjitha nismat Evropiane.

Ai tha se falë procesit të Berlinit është rritur niveli i bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Serbisë

?Detyrat e lëna nga Beerlini dhe që do të diskutohen në konferencën e Vienës janë:
-Ndërlidhja
-Bashkëpunimi rinorë me në thelb modelin gjerman të bashkëpunimit rinorë, dhe ne kemi pasur kontakte të rëndësishme për marrjen dhe shtrirjen e këtij modeli edhe në vendet e rajonit. Ai do tu vendoset të gjitha vendeve pjesmarrëse në konferencën e Vienës. Ne kemi pasë kontakte edhe me bashkëpuntarët tanë në Francë dhe Gjermani.
-Problematikat dypalëshe të cilat janë mjaft prezente dhe janë konsideruar si pengesë për integrimin në BE.
Në rrafshin e bashkëpunimit rajonal shkojmë me një situatë më të përmirësuar se ajo e Berlinit. Kemi edhe këmbmin e parë në nivelin e vizitave të nivelit të lartë. Jemi në nivel të mirë të nismave rajonale. Për herë të parë ne kemi themelimin e fondit të Ballkanit Perëndimorë. Do të jetë me seli në Tiran, drejtor i tij do të jetë një diplomat shqiptarë. Qëllimi jonë ka qenë të përfshijmë në të bashkëpunimin rinorë.
Vjet Konferenca e Berlinit mbylli punimet në tre tryeza ku u listuan disa prioritete. Çështja e bashkëpunimit për integrimin e Shqipërisë është diskutuar. Është me rendësi që procesi i Berlinit nuk zëvendëson etapat apo standardet për BE. Por është një mundësi e mirë në radhë të parë për të rivlitarizuar. Pala austriake është në bashkëpunim me një grup studiuesish dhe do na vijë në dispozicion për gjetjet dhe për të kapërcyer gamën e problemeve dypalëshe që janë në rajon. Fal këtij procesi kemi një bashkëpunim më të mirë mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kjo dhe për shkak të vizitave. Gjatë vizitës së Merkel kemi parashtruar mundësinë e qasjes në Ballkanin Perëndimor. Raporti është 1 me 5, 1 me 6. Nëse vazhdon kështu, nuk do e përballojmë hendekun mes vendeve. Krahas detyrave të shtëpisë, krahas angazhimeve për të jetësuar projekt, është e rëndësishme që të flasim me një zë në Vjenë. Ne do na duhet të kemi një paketë zhvillimi, në formën e një kornizë për vendet e Ballkanit Perëndimor?, - tha Bushati.