Nazmi Cahani, Vladimir Avdiaj dhe Dedë Prenga janë tre gjeneralët e rinj të Forcave të Armatosura. Me rastin e marrjes së gradës madhore, në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes u zhvillua një ceremoni festive me praninë e drejtuesve të lartë të ushtrisë shqiptare.
Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli shprehu bindjen se ky është vetëm fillimi i një procesi shumë të rëndësishëm, jo vetëm në planin personal, por dhe në lidershipin e Forcave tona të Armatosura.
Klasës më të mirë dhe lidershipit të FA-së, jo vetëm i shtohen tre gjeneralë brigade, por tashmë duhet të vazhdojmë në rrugën e nisur të modernizimit të FA-së, për çuarjen përpara të kësaj force të nderuar e të respektuar, nga më të mirat e shoqërisë shqiptare.Për gjeneral brigade Nazmi Cahani kjo gradë nuk do të ishte e mundur pa kontributin e çmuar të të gjithë bashkëpunëtorëve dhe familjes së tij, për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë në zbatimin sa më mirë të detyrave.
Ndërsa gjeneral brigade Vladimir Avdiaj, ndër të tjera, tha se ndjehet i vlerësuar, por dhe i obliguar për investimin e bërë nga taksapaguesit shqiptarë dhe ata të vendeve aleate dhe SHBA-ve.