A1 Report - Berat, po laheshin në Osum mbyten dy të rinjtë 17-vjeçarë

2015-08-22 1

Dy të djem të mitur janë mbytur në lumin Osum në Berat mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur tek ?Pllakat? e lumit në lagjen Uznovë, ku dy djemtë 15 dhe 16 vjeç kanë hyrë në lum për t?u larë dhe nuk kanë dalë më prej andej. Polumbarët e RENEA-s dhe banorët kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e Osumit njërin prej të mbyturve, atë të 15-vjeçarit të quajtur Luan Demiraj, ndërsa po kërkohet për trupit tjetër, atë të 16-vjeçarit që është i paidenfikuar. Nga Morgu i Spitalit Rajonal të Beratit bëhet me dije se, trupi i 15-vjeçarit ka në anën e djathtë të qafës një tatuazh me shkronjën ?L?. Oficerët e policisë gjyqësore të mbërritura në vendngjarje po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje. Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë gjatë ditës së shtunë u shënuan dy viktima në brigjet e detit. Një 6-vjeçar u mbyt në Vlorë, ndërsa një 65-vjeçar u mbyt në Kavajë pasi pësoi atak kardiak. Në Vlorë, vogëlushi A.L. u gjet nga një pushuese pa shenja jete në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa thirrjet për ndihmë të shpejtë morë një përgjigje të çalë nga Qendra e Kujdesit Shëndetësor. Kurse në për ngjarjen në Kavajë, xhelatin Leçini u mbyt në Spille. 65-vjecari dyshohet se ka pësuar atak kardiak ndërsa ishte futur në ujë. Atij i është dhënë ndihmë e shpejtë por nuk ka mundur të mbijetojë.