TIRANE - Nëntë imamët e arrestuar do të akuzohen për dërgimin në Siri të shqiptarit Mustafa Kuçi. Me vendim të ndërmjetëm Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për të dëshmuar në këtë proces dy të afërmit e Kucit, me iniciale A.D dhe E.D.
Sipas Prokurores së çështjes Elisabeta Imeraj më datë16 korrik të këtij viti, dy familjarët ka bërë kallëzim se babai ishte nisur drejt Sirisë. Në seancë u refuzua kërkesa e avokatit për ndryshimin e masës së sigurisë nga ?arrest me burg? në ?arrest në shtëpi?, ndërsa avokati Roland Islamaj e quajti vendimin e gjykatës si të njëanshëm.
Të afërmit e imamëve të pandehur të cilët ishin të pranishëm në seancë akuzojnë gjykatën për një proces të padrejtë. Ata shprehen se gjykimi zhvillohet në mungesë të transparencës pasi çka thuhet në proces nuk dëgjohet për mungesë të kushteve teknike.
Gjykata rrëzoi dhe kërkesën e Gerti Pashajt për zhvillimin e këtij procesi çdo ditë të javës duke argumentuar se kjo është programuar që në nisje që gjykimi të jetë 1 herë në javë çdo të martë dhe seanca e fundit për këtë sezon do të jetë ajo e 28 korrikut 2015