A1 Report - Berat, po laheshin në Osum mbyten dy të rinjtë 17-vjeçarë

2015-08-22 1

BERAT ? Dy të djem adoleshentë janë mbytur në lumin Osum në Berat mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur tek ?Pllakat? e lumit në lagjen Uznovë, ku dy djemtë nga 17 vjeç kanë hyrë në lumë për t?u larë dhe nuk kanë dalë më prej andej.

22:50 Shkuan me motor për t?u larë
Dy bashkëmoshatarët kishin shkuar me një motor me targa të huaja për t?u freskuar në ujërat e lumit Osum. Policia ka gjetur rrobat e tyre në breg si dhe motorin. Ata mësohet se ishin shokë prej vitesh.

22:35 Komunikata e policisë
Në Berat më datë 20.07.2015, në vijim të ngjarjes së ndodhur në lumin e Osum, ku janë mbytur dy djem, njoftojme se është gjetur trupi i një prej viktimave, shtetasi me iniciale L.D, 17 vjeç, banues ne Berat, trupi i të cili është transportuar për në morgun e Spitalit për ti bërë autopsinë me qëllim përcaktimin e shkakut të mbytjes.
Vazhdojnë kërkimet për djalin tjetër i cili dyshohet të jetë shtetasi me iniciale R.B, 17 vjeç, banues në Berat.

Viktima e dytë Ridvan Broka
Adoleshenti i dytë që u mbyt në Lumin Osum, quhet Ridvan Broka. Ndërkohë që është bërë identifikimi i tij, ende vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.

Identifikohet viktima e parë
Polumbarët e RENEA-s kanë arritur të nxjerrin nga ujërat e Lumit Osum, 17-vjeçarin e mbytur mbrëmjen e së hënës në Berat. Pas dërgimi në morg, u bën edhe identifikimi i tij, ku rezultoi se bëhej fjalë për Luan Demiraj.

20:00 Mbyten dy të rinj në Osum
Polumbarët e RENEA-s dhe banorët kanë mundur të nxjerrin nga ujërat e Osumit njërin prej të mbyturve, atë të 17-vjeçarit të quajtur Luan Demiraj, ndërsa po kërkohet për trupit tjetër, atë të 17-vjeçarit që është i paidenfikuar.

Nga Morgu i Spitalit Rajonal të Beratit bëhet me dije se, trupi i 17-vjeçarit ka në anën e djathtë të qafës një tatuazh me shkronjën ?L?. Oficerët e policisë gjyqësore të mbërritura në vendngjarje po vijojnë hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, vetëm dy ditë më parë gjatë ditës së shtunë u shënuan dy viktima në brigjet e detit. Një 6-vjeçar u mbyt në Vlorë, ndërsa një 65-vjeçar u mbyt në Kavajë pasi pësoi atak kardiak.

Në Vlorë, vogëlushi A.L. u gjet nga një pushuese pa shenja jete në zonën e Ujit të Ftohtë, ndërsa thirrjet për ndihmë të shpejtë morë një përgjigje të çalë nga Qendra e Kujdesit Shëndetësor. Kurse në për ngjarjen në Kavajë, xhelatin Leçini u mbyt në Spille. 65-vjecari dyshohet se ka pësuar atak kardiak ndërsa ishte futur në ujë. Atij i është dhënë ndihmë e shpejtë por nuk ka mundur të mbijetojë.