TIRANË - Ligji për arsimin e lartë ka ngjallur një sërë debatesh mes pozitës dhe opozitës por edhe brenda mazhorancës në komisionin e Punës dhe të Çështjeve Sociale në të cilin ishte e pranishme edhe vetë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla.
Deputeti Petrit Vasili u ndal në emërimin dhe përgjegjësitë e shefave të shërbimit dhe atyre të departamenteve ku tha se duhen riparë disa pika të ligjit.
?Futja e fjalëve pa fund nuk e bën ligjin me një standard të mirë por e bën ligjin me atë standard të cilin ne e kemi anatemuar e kemi përbuzur të fjalëve të shumta të cilët nuk japin koncepte të prera që ky njeri apo ky subjekt që ka këto mund të jetë subjekt bashkëpunimi ky tjetri që nuk i ka i bien në çast të gjitha mundësitë. Nuk mund të bashkëjetojnë dy përcaktime parimisht njëri i ngritur lartë në ligj por që qenka i zakonshëm dhe shefi shërbimit që është ashtu siç thua ti?, - tha Vasili.
Ndërkohë ministrja e arsimit Lindita Nikolla u shpreh se në ligj ka vend për rishikime
?Ligji nuk do bëjë çudinë ajo që do bëjë ndryshimi do të jetë zbatimi i ligjit dhe janë pikërisht këta njerëz që ne i kemi pyetur që lidhen me zbatimin e ligjit por absolutisht nuk ka ligj të përsosur dhe absolutisht do të ishte foshnjarake dhe diletante nga unë që të thoja që ky ligj ka shteruar çdo lloj mundësie për përmirësim?, tha Nikolla.
Ndërkohë Alnana Vokshi shprehu rezerva përsa i përket autonomisë së universiteteve si dhe prioritetit që u jepet studentëve që kanë studiuar jashtë vendit.
?Zonja ministre kam një pyetje atëherë pse neve duhet t?i dekriminojmë ato njerëz që nuk e kanë mundësinë time apo tuajën apo te Klodit apo të kujtdo këtu që ka një mundësi për të shkuar jashtë shtetit pse??, tha Vokshi.
Në përfundim të komisionit opozita votoi kundër këtij ligjit por ai kaloi falë 6 votave të mazhorancës.