Plot 18 vjet nga vdekja e Nënë Terezës ka nisur edhe puna për krijimin e një himni në nder të saj. Artistët kosovarë e shqiptarë kanë nisur tashmë punën për regjistrimin e himnit i cili do të regjistrohet nga sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula.
Gjatë provave për regjistrimin e këtij himni Inva Mula shprehet mjaft e entuziasmuar për mundësinë që i është dhënë asaj që të këndojë këtë himn.
?Është një projekt i cili fillon sot për të marrë një rrugëtim pasi ne në datën 5 Shtator do të përurojmë këtë himn të cilin kemi dëshirë ta ekzekutojmë për herë të parë në Sheshin ?Nënë Tereza? në qendër të Prishtinës ku mendojmë do të ketë qindra bashkëatdhetarë?, thotë Mula.
Ndonëse himni do të ketë tekstin e një poezie të shkruar nga vetë Nënë Tereza, Inva nuk le pa falenderuar edhe bashkëpunëtorët e saj.
?Ky është një projekt i cili na takon të gjithëve dhe ne sot e inçizojmë himin e Nënë Terezës, është hapi i parë nën tingujt e bukur të Genc Tukiçit i cili është vërtëtë dhe do të thoja promotori kryesor i kësaj iniciative pasi ai orkestroi ka hedhur gjithë këto idetë që ne i kemi pasur më përpara i ka hedhur në partiturën e muzikës?, shprehet sopranoja Inva Mula.
Himni do të prezantohet më datë 5 shtator, datë e cila korespondon edhe me Ditën Ndërkombëtare të Humanizmit. Ky himn pritet që të kthehet në himnin identitet të shtetit të Kosovës si dhe të humanizmit të popullit kosovar.