Një person i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës në orët e para të ditës së sotme.
Ndërsa ai kishte shqetësime dhe i nevojitej një ndihmë e shpejtë, gjysmën e personelit e ka gjetur në gjumë dhe të papërgatitur për të ofruar një gjë të tillë.
Përballë kësaj situatë, edhe pse me probleme shëndetësore, pacienti ka gjetur forcën për të shkaktuar rrëmujë në urgjencë duke dëmtuar kështu disa nga pajisjet.
Ndonëse me të mbërritur gazetarët me kamerat, bluzat e bardha kishin arritur të rregullonin urgjencën. Burime të sigurta bëjnë me dije se dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake.
Edhe pse shuma ekzakte e dëmeve të shkaktuara ende nuk dihet, policia mësohet se ka mbledhur provat e mjaftueshme dhe gjithashtu ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së spitalit për identifikimin e autorit dhe vënien e tij para përgjegjësisë. Gjithashtu në pyetje janë marrë mjeku roje i urgjencës së bashku me infermierët dhe rojën e sigurisë.