A1 Report - Përplasen 2 makina në Shkodër vdes 76-vjeçarja,shpëtoi nipin 7 vjeç

2015-08-22 0

SHKODËR - 1 e vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor të rregjistruar orët e para të mëngjesit në Shkoder.

Mësohet se në afërsi të Urës së Bahçallëkut në dalje të qytetit një automjet me targa AA461GV është përplasur më një mjet me targa AA685AN.

Përplasja e 2 mjeteve ka qenë e fortë duke bërë që të zvarriteshin disa metra dhe duke goditur 3 persona që ishin në anë të rrugës në pritje të urbanit.

Sipas burimeve policore dhe dëshmitarëve në vendngjarje, mësohet se 76 - vjeçarja me iniciale H.M ka tentuar të shpëtojë nipin e saj 7- vjeçar duke e marrë në mbrojtje kur edhe është përplasur nga automjeti.

76 - vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës duke mos i shpëtuar plagëve të marra, ndërsa nipi i saj ka mbetur i plagosur lehtë .

E plagosur ka mbetur edhe një 30 - vjeçare që ndodhej aty pranë. Mësohet se dy të plagosurit janë dëruar në spitalin e shkodrës.

Në vëndngjarje po kryhen veprimet me grup hetimor, drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia më të cilën qarkullonin mjetet.

Free Traffic Exchange