A1 Report - Shkon në urgjencë dhe gjen personelin në gjumë, ja ç'bën

2015-08-22 0

Një person i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës në orët e para të ditës së sotme.

Ndërsa ai kishte shqetësime dhe i nevojitej një ndihmë e shpejtë, gjysmën e personelit e ka gjetur në gjumë dhe të papërgatitur për të ofruar një gjë të tillë.

Përballë kësaj situatë, edhe pse me probleme shëndetësore, pacienti ka gjetur forcën për të shkaktuar rrëmujë në urgjencë duke dëmtuar kështu disa nga pajisjet.

Ndonëse me të mbërritur kamerat, bluzat e bardha kishin siguruar rregullimin e urgjencës, burime të sigurta bëjnë me dije se dëmtim ka pësuar monitori i matjes së tensionit dhe defibilatori që shërben për kthimin në jetë të pacientëve të raste sulmesh kardiake.