A1 Report - Plazhi i Semanit në Fier destinacion turistik, problem rruga e ngushtë

2015-08-22 10

FIER - Uji i kristaltë, rëra kurative, ambjenti i pastër dhe siguria e kanë kthyer plazhin e Semanit në Fier në një destinacion të frekuentuar për pushues vendas dhe të huaj.

Shumë prej tyre vijnë për herë të parë, ndërsa të tjerë janë besinikë të këtij plazhi, i cili është ndër më të bukurit në vend.


Plazhi i Semanit është zgjedhja e parë për qytetarët fierakë, por nuk mbeten pas edhe banorët nga qytetet e tjera të vendit.

Hotelet e kësaj zonë janë të tejmbushura po ashtu si bizneset e tjera të shërbimit.

Pamjet e fokusuara nga kamera jonë përgjatë vijes bregdetare të Golemit nuk kanë nevojë për shumë koment.

Pylli me pisha që ndodhet pranë bregdetit është një nga arsyet përsë ky plazh është ndër më të frekuentuarit.

Problemi krysor i këtij bregdeti është rruga, e cila është shumë e ngrushte dhe prej vitesh nuk njeh investime.

Për pasoje radha e mjeteve është një shqetësim i përditshëm, por tani kjo vijë bregdetare do jetë nën juridikisionin e Bashkisë Fier, e cila pritet të realizojë një sërë investimesh.

Free Traffic Exchange