A1 Report - Mediu kërkon takim Rama-Basha Për reformat e integrimin në BE

2015-08-22 0

TIRANË - Ka ardhur koha për të gjetur zgjidhje që u shërbejnë shqiptarëve dhe për të larguar të keqen. Kjo zgjidhje sipas Fatmir Mediut vjen duke u ulur në tryezë dy liderët e politikës Rama dhe Basha. Në një intervistë për A1Report, kreu i PR-së thotë se, ky bashkëpunim nuk duhet të referohet bashkëqeverisjes por praktikave më të mirat për të larguar të keqen dhe oligarkinë korruptive.

Një tryezë e përbashkët mes dy liderëve të politike, rama e Basha do të ofronte zgjidhje të çështjeve që po mban peng rrugën e reformave dhe të integrimit të vendit.

Mediu hedh idenë e një tryeze Rama-Basha, si e vetmja mundësi për të larguar të keqen dhe pazaret politike në dëm të shqiptarëve. Ai sqaron pozicionin e tij kur thotë se nuk flet për bashkëqeverisje por për mbështetje të përbashkët që ofron zgjidhje.

?E keqja është te sjellja që pushteti është për të marrë, për të rrëmbyer e jo për t?iu shërbyer qytetarëve dhe në këtë pikëpamje mendoj se është përgjegjësi e dy palëve PD dhe PS si dy partitë kryesore që të ulen e të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nuk kam folur për qeveri të përbashkët por kam folur për mbështetje sepse praktikat e vendeve të ndryshme kanë edhe qeveri minorancë por unë mendoj që është e domosdoshme që Basha dhe Rama të ulen më njëri tjetrin për ta parë realitetin ashtu siç është . Politika duhet ndërtuar në shërbim të qytetarëve dhe jo formësimit të klaneve oligarko-korruptive?, shprehet Mediu.

Kryetari i PR-së thotë se zgjedhjet e 21 qershorit treguan se shqiptarët nuk votuan të lirë dhe për reforma që u shërbejnë atyre , e kjo praktikë sipas tij duhet të marrë fund.

?Unë mendoj që në situatën që është Shqipëria sidomos pas procesit të fundit zgjedhor ku shqiptarët kanë humbur tashmë mundësinë që të votojnë në mënyrë të lirë për atë çka duan që duhet ti drejtojë politikisht sidomos për reforma të rëndësishme që ka vendi është më se e rëndësishme që politika shqiptare të gjejë gjuhën e përbashkët kundër të keqes e cila ka filluar të dominojë dhe të përhapet në të gjithë Shqipërinë?, shprehet kreu i republikanëve.

Ndonëse nuk e ka kundërshtuar në atë kohë marrëveshjen PD-LSI në 2009, Fatmir Mediu kundërshton hapur përsëritjen e një skenari të tillë, pasi siç thotë ai pasojat kanë qenë të dukshme nga marrëveshje të tilla.

?Ka padyshim diskutime që ndarja Rama-Meta ose qefprishjet për interesa të caktuara të dyve mund të çonin në një marrëdhënie të re me LSI-në. Absolutisht unë gjykoj që ka qenë një veprim i gabuar por nuk e kam gjykuar të tillë në kohën kur ka ndodhur po pasojat janë parë dhe besoj që do të ishte e gabuar shumë herë më tepër në qoftë se do të ndodhtë prap?, deklaron Mediu.

Fatmir Mediu është i pari personalitet i politikës që flet hapur me tezën e bashkëpunimit mes kryetarit të maxhorancës dhe të opozitës, për të gjetur zgjidhjet e duhura për problematikat që mbajnë peng rrugën e reformave.