A1 Report - Durrës digjet makina e Armand Telitit

2015-08-22 2

Dputeti i PD, Eduard Halimi ka denoncuar në Durrës djegien gjatë natës së makinës së Armand Telitit. Sipas PD zjarrvënie ka qenë e qëllimshme për shkak të Teliti zbardhi gjatë zgjedhje, zhvendosjen e votuesve në Durrës dhe Kavajë. Halimi hedh akuzat mbi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe atë të Kavajës Elvis Roshi dhe i bëri thirrje policisë të zbardhë ngjarjen.

Ndërsa, kreu i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi në reagim të publikuar në Facebook shprehet se, Halimi po sillet si i ?përndjekur politik? pas humbjes së thellë në Kavajë ku ai ishte i deleguari i PD-së.

?Eduardi me akuzoi për 600 vota të importuara ndërkohë që humbi me 7600, ndaj i bej thirrje të bëjë pushimet i qetë dhe mos shpifë pa të drejtë. I bëj thirrje Prokurorisë që të marrë Eduard Halimin si person që ka dijeni për ngjarjen, në të kundërt të ndiqet penalisht për pengim të hetimit. Ka marrë fund koha kur politika bën drejtësi dhe shpall fajtorë?, shkruan Rroshi.