VLORË - Një fëmijë 6 vjeç me inicialet A. L u mbyt në Vlorë, në zonë e Ujit të Ftohtë.
Nga policia e qytetit bregdetar bëhet e ditur se i mitur nga Selencia, ishte duke u larë nën shoqërinë e hallës së tij, me inicialet Th.K 52 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ?Rrapi? ku i mituri u gjend pa ndjenja në anë të bregut.
Shërbimet e policisë të cilët patrullojnë bregdetin me bicikletë, të sinjalizuar nga pushuesit kanë shqëruar menjeherë 6 vjecarin në Spitalin Rajonal të Vlorës me ndihmën e ambulancës.
Burime pranë spitalit bëjnë me dije se i mituri ka ndërruar jetë pa mbërritur në spital.