A1 Report - Këlliçi: PD-ja nuk do ta pranojë kurrë padrejtësinë ndaj pronarëve

2015-08-22 1

TIRANË - ?Partia Demokratike nuk do ta pranojë kurrë padrejtësinë ndaj pronarëve?. Kështu është shprehur Belind Këlliçi, drejtor i Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët, në një deklaratë duke theksuar se dyshja Rama-Meta vazhdojnë ta thellojnë rekordin e tyre negativ dhe korruptiv.

Ai akuzoi Ramën dhe Metën se në dy vitet e qeverisjes së tyre nuk ju kthyen asnjë metër tokë qytetarëve dhe se ulën në 30 përqind fondin e kompensimeve.

Sipas tij edhe përpjekjet me të gjitha mënyrat që qeveria bëri për të marë në zgjedhjet e 21 qershorit Bashkinë e Vorës ishte sepse aty janë mbi 10,000 hektarë tokë e lirë bujqësore që ata donin ta mernin për oligarkët e tyre.