A1 Report - Asambleja e PS, Rama: Kongresi do të mblidhet në Janar 2016-të

2015-08-22 3

TIRANË - Asambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi sot punimet, ku në qendër të diskutimeve të saj ishte analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në fjalën e tij tha se me zgjedhjet e 21 qershorit PS-ja fitoi sfida të rëndësishme, por ka ende shumë punë përpara për të bërë e për të ecur në drejtimin e duhur.

?E kemi kthyer shqipërinë në drejtimin e duhur. Kemi edhe shumë më tepër për të bërë akoma. Kemi këtë vit numër më të vogël vrasjesh krahasuar me të gjitha vitet e tranzicionit. Kemi një shufër shumë më të madhe të zbulimit të krimit?, - tha Rama.

Rama tha se grupi i posaçëm, i cili do të punojë për të përgatitur ndryshimet në statut do të përbëhet nga: Armando Subashi, Bashkim Fino Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Ethehem Ruka, Majlinda Bufi, Musa Ulqini, Namik Dokle dhe Vasilika Hysi, ndërsa kongresi i Partisë Socialiste i parashikuar për tu mbledhur në Dhjetorë, kryeministri tha se do të shtyhet për në janarë të vitit 2016.

Teksa ka renditur dhe ka bërë një rezyme të pikave kulmore të arritjeve të PS-së në vitet e qeverisjes së saj, Rama tha se reforma në drejtësi do jetë gati për tu votuar në parlament në vjeshtën e këtij viti.

?Kemi bërë një kthesë shumë të madhe në fuqizimin me energji elektrike.
Kemi çelur kantirerin e një reforme rrënjësore në arsim, në sajë të një punë shembullore të ministres. Puna gjithpërfshirëse do bëjnë në arsim një transformim shumë të madh që nuk është bërë në të gjitha vitet e tranzicionit të mara sëbashku.
Kemi bërë shumë përmirësime në shëndetësi. Në drejtimin e duhur po punojnë ministrant tanë të, ekoniomisë dhe të të gjithë sektorëve të tjerë.
Kemi kryer një reformë historike atë të administrimit të territoorit e cila tashmë ka hyrë në zbatim.
Reforma në drejtësi do të do të votohet në parlament brenda vjeshtës së këtij viti.
Çelia e negociatave për antarësim vitin e ardhshëm është sigurisht një tjetër fushë ku po punohet shumë. Besoj se do shkojmë në atë moment sepse reformat tona do japin rezultatin e duhur. Edhe politika e jashtme ka qenë mjaft produktive. Puna e Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Integrimit ka qenë shembullore dhe një shembul që bashkëpunimi funksionon shumë mire?, - tha më tej Rama.

Por, sipas Ramës edhe pse në këto 2 vite të qeverisjes së Partisë Socialiste janë bërë shumë ka ende gjëra për tu bërë madje edhe brenda vetë PS-së

?Të gjitha këto janë pjesë e së tërës, por këto nuk duan të thonë se nuk ka pasur gjëra që nuk kanë shkuar siç duhet. Pas 2 vjetësh do të ballafaqohemi sërish me zgjedhësit shqiptar për të dhënë llogari për atë çfarë kemi bërë. Kemi arsye për të qenë krenar për çfarë kemi bërë, por nuk kemi asnjë arsye për të mos parë në sy sa më thellë, çfarë nuk ka shkuar në jetën e brendshme të PS¬së. Të nxjerrim të gjitha mësimet e domosdoshme për të projektuar rrugën e fitores së vitit 2017, e cila nuk ka asnjë arsye për të mos qenë spektakolare sa të 2013¬-ës apo 2015¬-ës?, - tha ai.

Free Traffic Exchange