A1 Report - Plagosja e 29-vjeçares, tre në pranga,hetohet për grupin tjetër

2015-08-22 4

Tre persona të dyshuar si të përfshirë në shkëmbimin e zjarrit një ditë më parë në një lokal në lagjen Don Bosko në kryeqytet kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim.

Sipas hetimeve ka rezultuar se një shkëmbim zjarri midis dy grupeve rivale ka qenë shkaku i ngjarjes e cila fatmirësisht nuk u kthye në tragjedi, pasi plumbat kapën një nënë të re 29 vjeçare e cila ishte në lokal sëbashku me foshnjën e saj dhe bashkëshortin duke pirë kafen në lagjen e tyre si çdo ditë.

Të arrestuar janë Kreshnik Budlla 41 vjec, Rinald Budlla 27 vjeç dhe Alfred Levani 42 vjeç si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi SH.H 38 vjeç për armëmbajtje pa leje pasi gjatë kontrollit në banesë i është sekuestruar një çifte.

Personat e prangosur sipas policisë kanë shkëmbyer zjarr me 2 shtetas të tjerë të ndodhur në lokal por ende ata nuk janë identifikuar dhe sipas pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në lokal ata janë larguar menjëherë me një motor nga vendngjarja.

Aktualisht tre të arrestuarit kanë refuzuar të bashkëpunojnë me policinë për të treguar personat me të cilën janë konfliktuar, ndërsa grupi hetimorë dyshon se ata kanë njohje me njëri tjetrin dhe shkak janë bërë konfliktet për tregun e drogës në zonë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë qëlluar 12 plumba të cilat 2 prej tyre kanë kapur në këmbë shtetasen Rezarta Laknori e cila është jashtë rrezikut për jetën pas mjekimeve të marra.

Free Traffic Exchange