A1 Report - 11 vjeçari nga Prishtina në Sarandë me bicikletë për shkollën e Thethit

2015-08-22 2

Udhëtim me biçikletë nga Prishtina në Sarandë për nxënësit e Thethit. Me këtë kauzë të ngarkuar mbi supe 11 vjeçari nga Kosova, Fresk Sylhasi ndërmori turin e tij në këto ditë të nxehta korriku.

Një vit më parë djaloshi nga Kosova së bashku me familjen e tij kishte vizituar fshatin e Thethit. Në këtë udhëtim ai kishte parë shkollën 9 vjecare dhe u alarmua nga gjendja në të cilën ndodheshin bashkëmoshatarët e tij. Klasa të zbrazura, dritare pa xhama, pa ngrohje dhe një godine të rrënuar, ishin ato që pa Fresku.

Vogëlushi i vuri qëllim vetes se ai mund të ndryshonte sado pak gjendjen e për këtë mendoi për një maratonë nga Prishtina në Sarandë ku të mund të mblidhte fonde në një llogari të hapur për kauzën e tij, për të ndryshuar fytyrën e kësaj shkolle.

E kështu ai u nis nga Prishtina i shoqëruar nga babi tij Veton Sylhasi. A1 Report ne mbështetje të kauzën e djaloshit 11 vjeçar, ka ndjekur rrugëtimin e tij. Kamera e A1Report iu bashkua udhëtimit në Kukës, teksa ai kishte kaluar në pikën kufitare të Morinës.

Sikurse shihet udhëtimi ka vajtuar mire dhe rrugës kauzës së Freskut i janë bashkuar edhe të rinj të tjerë dhe bashkemoshatare.