A1 Report - Ligji i ri i legalizimve, Artan Lame: Janë 71 mijë familje që përfitojnë

2015-08-22 3

TIRANË - 50 mijë objekte të ndërtuara gjatë periudhës janar 2009-qershor 2014 përfitojnë nga legalizimet falas. Kreu i Agjencisë së Legalizimeve, Artan Lame ftoi qytetarët për kryerjen e deklarimeve. Nga procesi përfitojnë edhe 21 mijë ish-pronarë mbi tokën e të cilëve janë ngritur ndërtimet pa leje.

?Sot hyn në fuqi ligji që përfshin procesin e legalizimeve rreth 50,000 objekte që ishin ndërtuar nga janari i 2009 deri në periudhën Qershor-Korrik të 2014. Të gjitha këto objekte deri më sot kanë qenë të bllokuara, nuk mund të përfshiheshin në procedurat e legalizimit për shkak të problematikës që krijonin me Kodin Penal?, tha Lame.

?Një grup tjetër përveç këtyre 50,000 familjeve, që përfiton nga ky ligj i ri janë rreth 21,000 familje ish-pronarësh. Familje, qytetarë të cilët prona e tyre ishte zënë nga këto ndërtime pa leje por ata nuk mund të përfitonin pronën e tyre për 2 arsye: nga njëra pikëpamje prona e tyre ishte zënë nga një ndërtim pa leje pra nuk e gëzonin pronën e tyre dhe nga ana tjetër nuk mund të merrnin as shpërblimin e truallit sepse objekti që ishte ndërtuar aty nuk mund të legalizohej?, shtoi kreu i ALUIZNI-t.