A1 Report - Politika uron Fiter Bajramin:Gëzuar! "Çdo e mirë vjen pas sakrificës"

2015-08-22 1

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, sot festojnë Fitër Bajramin. Urime për këtë festë të besimtarëve myslimanë kanë bërë sot edhe personalitete të politikës shqiptare.

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani pasi zhvilloi vizitën në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, uroi të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit.

?Urimet më të mira e të përzemërta për besimtarët myslimanë. Uroj të gjithë shqiptarët për mirëqënie e mirësi. Festa vjen pas sakrificës, ç?ka na tregon se pas kësaj vjen festa e gëzimi?, - tha Presidenti Nishani.

Edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë pas vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

?I uroj të gjithë besimtarëve gëzuar Fitër Bajramin. Zoti i shpërbleftë të gjithë sakrificat e tyre shpirtërore dhe fizike dhe uroj që të kenë të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët më shumë paqe, lumuri dhe begati në shtëpitë e tyre?, - tha Meta.