Namazi i Fiter Bajramit është falur që në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjithë vendin. Në Shkodër gjatë ligjëratës së tij Myftiu Sytari ka ndërprerë fjalën në momentin kur po binin këmbanat e katredrales. Ndërsa në Elbasan Myftiu Duka ka dhënë mesazhe të forta kundër terrorizmit, duke i cilësuar kërcënime të ngritura mbi gjakun e myslimanëve.
Shkodër
Besimtarët mysliman të qytetit të Shkodrës kanë kremtuar faljen e namazit të Fiter Bajramit në sheshin kryesor të metropolit verior. ?O vëllezër mos të shkojmë pas thrrjeve të shejtanit. Mos të shkojmë pas thirrjeve shterpë pas atyre të cilët nuk kanë zot as nuk kanë fe.?-u shpreh Myftiu i Shkodrës. Tolerancë fetare është shfaqur gjatë faljes së namazit, ku Myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari, ka ndërprerë fjalën e tij në momentin kur kanë rënë këmbanat e katedrales në shenjë respekti. Më pas ai ka uruar besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin.
Elbasan
Me qindra besimtarë myslimanë kanë falur Fiter Bajramin në Elbasan. Myftiu Agim Duka uroi Bajramin dhe përcolli mesazhe paqeje, por edhe mesazhe të forta për terrorizmin që ai e ka quajtur një kërcënim i krijuar mbi gjakun e myslimaneve. ?E keqja e madhe që po iu afrohet myslimanëve tashmë po i kalon kufijtë dhe po drejtohet drejt ballkanit e mesdheut. Ta di që ky shtet terrorist i krijuar mbi gjakun e myslimanëve është një kërcënim jo vetëm për rajonin por për mbarë botën.?-përfundoi Myftiu Agim Duka.
Kukës
Pasi kanë përmbyllur 30 ditë agjërim, besimtarët muslimanë në Kukës, kanë falur namazin e Fiter Bajramit.
Durrës
Falja e namazit të Fiter Bajramit është kryer edhe në Durrës, në xhamin e qytetit, ku besimtarët bënë urimet e festës.