A1 Report - Na pret thatësira, UKT këshillon qytetarët: Kujdes! Kursejeni ujin

2015-08-22 3

TIRANË - Rritja e përdorimit të ujit të pijshëm për shkak të temperaturave të larta ka ndikuar që më shumë se gjysma e kryeqytetit të mbetet e pa furnizuar me ujë.

Për shkak të pamjaftueshmërisë dhe të pamundësisë që ujësjellësi ka për të furnizuar me ujë gjithë banorët, këshilltari për mediet i ujësjellësit të Tiranës Ilir Hoxha i ka bërë apel qytetarëve të kryeqytetit që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos e shpërdorojnë ujin e pijshëm.

Pavarësisht kësaj Hoxha ka garantuar se uji i pijshëm që vjen në çezmat e qytetarëve është tërësisht i pastër. Po ashtu UKT i bën thirrje qytetarëve që në rast të mungesës së ujit të njoftojnë UKT që të verë në dispozicion autobotet.

Free Traffic Exchange