A1 Report - Shkatërrohet grupi që i shiti drogën Cozmanit në Tiranë

2015-08-22 1

Një grup kriminal prej 9 personash i përfshirë në shitjen e shpërndarjen e lëndëve narkotike në kryeqytet u shkatërrua nga policia e Tiranës sot në mëngjes, gjatë operacionit të koduar ?Brilant?. Pjestarët e grupit dyshohet se i kishin shitur drogë edhe reperit të njohur Ylber Abdullahu, I njohur edhe me emrin Cozman që u arrestua e më pas u la lirë bashkë me këngëtare e njohur Altuna Sejdiu e njohur me ermin e artit Tuna.

Grupi dyshohet se kishte aktivitet kriminal në disa zona në Tiranë si dhe në plazhet e Vlorës dhe të Sarandës. Pesë persona pjesë e këtij grupi kriminal u arrestuan nga zyra e Antidrogës së Policisë së Tiranës, ndërsa më parë si pjesë e grupit, policia kishte arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Andi Xeba, Marsel Xeba, Ilirjan Xeba, të tre vëllezër si dhe kushëriri i tyre Lavdimir Xeba dhe Skerdi Xhelo, janë pjesë e grupit. Ata dyshohet se për pesë vite rresht, kanë shitur lëndë narkotike heroinë, por kryesisht marijuanë në zonën e ish- bllokut, në rrugën e Durrësit Milan Shuflaj etj.

Mbrëmjen e të mërkurës, në mesditë, policia e Tiranës mori vendimet e arrestit për ta, ndërsa gjatë kontrolleve të kryera policia gjeti 700 gramë marijuanë, një sasi fishekësh dhe disa motoçikleta me të cilët kryhej edhe shpërndarja e lëndës narkotike. Më parë, policia ka arrestuar Fjordi Lekën dhe Gezim Gashin Xhuljo Qejvanajn dhe Noel Papulin.