A1 Report - Heroinë drejt Italisë fshehur në kroskot, kapen në portin Durrës

2015-08-22 2

DURRËS - Dy persona u vunë në pranga të mërkurën pasi tentuan të kalojnë përmes portit të Durrësit drejt Italisë 9 kilogramë heroinë.

Seksioni për Narkotikët dhe Policia Kufitare parandaluan trafikimin e lëndës narkotike duke arrestuar 39-vjeçarin Aleks Gjergji dhe 59-vjeçarin Luan Veçani. Ata u arrestuan gjatë imbarkimit të tragetit të linjës Durrës-Bari pasi nga kontrolli në makinën me të cilën udhëtonin, u gjetën të fshehura në kroskot 17 pako me kokainë të mbështjella me qese celofoni.

Sipas policisë, e cila finalizoi me sukses operacionin e koduar ?Imbarkimi?, makinën tip Ford Focus e drejtonte 39-vjeçari Gjergji. Ndërsa sipas bluve të qytetit bregdetar, i arrestuari tjetër është pronar i automjetit dhe është i implikuar në këtë trafik.