TIRANË - Rritja e rolit të baballarëve në rritjen e fëmijëve, si dhe minimizimi i dhunës në familje ka qenë fokusi i nismës së prezantuar sot nga Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi klosi.
Pedagogia Iris Luarasi, njëkohësisht drejtuese e projektit u shpreh se siguria e gruas dhe fqëmijës është primare për ndërgjegjësimin e burrave.
?Burrat duhet të marrin përsipër përgjegjësinë e tyre për dhunën e ushtruar në familje dhe së bashku burra dhe gra mund të ndikojmë në ndryshimin e mentalitetit dhe mjedisit që lejon burrat e tjerë që të jenë të dhunshëm.?- u shpreh Iris Luarasi.
Ndërkohë vetë ministri Klosi tha se kjo është një nismë pozitive pasi garanton barazinë gjinore.
?Mbështetja e shumë iniciativave për të rritur forcimin e gruas në shoqërinë shqiptare me mekanizma jo vetëm që kanë të bëjnë me mbrojtjen nëpërmjet diskriminimit pozitiv.Siç ka ndodhur tashmë në parlamentin shqiptar kemi detyrim që 30% të jenë femra. Në qeverinë shqiptare për herë të parë kemi një prezencë shumë të madhe të zonjave. Plot 1/3 e kabinetit qeveritar është me zonja dhe fakti që mbas 2 vjetësh ato drejtojnë në disa institucione mbase dhe më mirë se burrat, dëshmon që nuk është më një tabu për Shqipërinë.?- tha ministri Blendi Klosi.
Linja e këshillimit për burrat dhe djemtë në Shqipëri I bashkohet njëkohësisht edhe fushatës botërore të lancuar nga MANCARE.