Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë mbrëmjen e kaluar në kuadër të operacionit të policisë së Tiranës kundër lëndëve narkotike, duke iu bashkangjitur 4 të arrestuarve më parë që bënin pjesë në të njëjtin grup.
Kreu i këtij grupi dyshohet se Marsel Xeba, ndërsa anëtarët e tjerë të arrestuar mbrëmjen e kaluar janë Ilirjan Xeba, Skerdi Xhelo, Lavdimir Xeba dhe Andi Xeba.
Ky i fundit është edhe shpërndarësi që i kishte shitur lëndën narkotike të llojit kanabis këngëtarit Ylber Ahmetllari me pseudonimin ?Cozman? që u arrestua e më pas u la lirë bashkë me këngëtare e njohur Altuna Sejdoi e njohur m ermin e artit Tuna.
Hetimet për grupin Kriminal ?Brilanti? sipas policisë ka nisur që në muajt e parë të vitit ku në mars të 2015 janë arrestuar Fjordi Leka dhe Gezim Gashi, ndërsa Xhuljo Qejvanaj dhe Noel Papul u kapën në fund të muajit qershor.