A1 Report - Braçe:Koncensionet 360 mln € PD i shiti për 1 redbull e bakerolls

2015-08-22 1

Deputeti Socialist Erion Braçe është treguar shumë i ashpër në deklaratat e tij teksa në Kuvend diskutohej projektligji për koncesionet. Braçe ka akuzuar qeverinë e mërparshme se nuk është treguar korrekte me dhënien e konçensioneve dhe se ka abuzuar me dhënien e tyre.

Ai ka thënë se PD i ka shitur konçensionet që kishin vlerë 360 milion euro për 4 qind e 90 lekë (një redbull dhe dy bejkrollsa)

?Keni miratuar edhe transferimin e aksioneve me urdhër të këtij ministri që është këtu. E keni shitur konçensionin prej 360 milion euro për vetëm 4 qind e 90 lekë (një redbull dhe dy bejkrolls)?, - tha Breçe.

Braçe ka vijuar me akuzat ndaj opozitës teksa ka thënë se politika e privatizimeve e konçensioneve e ndjekur nga ta nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.

"Politika juaj e privatizimit e konçensimit të pronës publike nuk ka qenë as korrekte e as ligjore.
Privatizimi i kompanisë së naftës mund të më thoni a ishte sukses? Doli që nuk ishte këshu. Por rezultoi një dështim spektakolar.
Privatizimi i Alpetrolit solli një dëm shumë të madh ekonomik.
Privatizimi i KESH. Ishte një kosto shumë e madhe në këtë sektor.
Nënshkrimi i marrëveshjeve të hidrokarbureve nuk mund të jetë sukses. KLSH ka raportuar një dëm shumë të madh fiskal 11.7miliard lekë të reja . Dëm në 5% të prodhim kombëtar.
Kromi: Dhatw 290 leje për vrima , leje minerare që jo vetëm nuk kanë përmirësuar por edhe kriminalizuars sektorin e hidrokarbureve dhe minraleve sepse për të shkuar atje duhet të marësh me vetë forcat e ushtrisë për tu përballur me bosat e këtyre vrimave", - tha Braçe.

Free Traffic Exchange