Teksa në Kuvend diskutohej projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se 289 mjekë specialistë mungojnë në spitalet jashtë Tiranës sepse sipas tij opozita në katër vitet e qeverisjes së saj i ka bllokuar specializimet.
?Na mungojnë 298 mjekë specialist në spitale jashtë Tirane sepse ju për 4 vjet i bllokuat specializimet. Ligji është i pa plotë dhe mjekët janë në udhëkryq. Testimi i infermierëve u konfirmua nga gjykata që ishte i ligjshëm. Është e domosdoshme që në këtë projekt të plotësojmë kuadrin. Të jemi të vetëdijshëm që duhet ta zbatojmë në mënyrë uniforme si në institucionet publike dhe private shëndetësore.? - tha Beqaj.