A1 Report - Lumi i Vjosës në kërcënim nga ndërtimi i hidrocentraleve

2015-08-22 4

Askush nuk e zgjedh me rrjedhën e lumit Vjosë për të bërë plazh, apo edhe për të ushtruar sporte të ndryshëm si rafting. Dikur kjo rrjedhë popullohej nga banorë të ndryshëm që zgjidhin ujin e ftohtë të maleve për të sfiduar temperaturat e larta.

Por sot panorama na paraqitet krejt ndryshe. Sikurse shihni nga këto pamje që ju sjell A1 Report, ujërat e kristalta të burimeve natyrore përplasen ?dhunshëm? me ujërat e turbullta që vijnë për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve në rrjedhën e Langaricës. Pavarësisht presioneve të vazhdueshme dhe sensibilizimit qytetar për ndërprerjen e punimeve dhe protestave për të frenuar ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Vjosës, ajo që shihet në këto pamje na tregon një skandal mjedisor. Qendra Rajonale e Mjedisit REC në Shqipëri sot do t?i kërkojë qeverisë shqiptare një moratorium për ndërprerjen e punimeve për ndërtimin e këtyre HEC-eve.

?Ndërkohë që ne flasim hidroçentralet jepen leje çdo ditë pra janë dhënë 500 leje deri tani dhe kjo nuk ka ndërmënd të ndalohet mesa duket dhe ne duhet të bëjmë një presion shumë të madh pa thënë që nuk është mirë apo është keq po për ta ndaluar njëherë e mirë për të parë ku jemi dhe për Vjosën ka një iniciative shumë të madhe madje çështja e Vjosës ka dalë në parlamentin evropian është përmendur në rezolutën e parlamentit për tu mbrojtur si lumi i fundit i paprekur.?-u shpreh Eduart Cani menaxher projektesh tek Qendra Rajonale e Mjedisit.

Në muajin shtator do të jepet një raport i thelluar për të detajuar alternativën midis turizmit, ujit dhe hidrocentraleve.

Free Traffic Exchange