A1 Report - Cani: Çdo vit 5 milard lekë fond nga buxheti i shtetit për pronat

2015-08-22 1

I pranishëm në aktivitetin e prezantimit të reformës për pronat Ministri i Ekonamisë, Shkëlqim Cani tha se kjo është një nga reformat më të rëndësishme të ndërmarra në 25 vitet, reformë të cilën qeveria e kaluar nuk e bëri asnjëherë por vetëm e zbvarriti gjithë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Cani tha se çdo vit nga buxheti i shtetit do të akordohet 5 miliard lekë për financimin e fondit, shumë e cila është më e madhja e dhënë ndonjëherë. Në lidhje me këtë fond, Cani tha se do të bëhet çdo vit një plan i veçantë për këtë fond, i cili do të paraqitet në kuvend.

?Do Krijojmë fonde financimi dhe kompensimi të pronave
Në buxhetin e shtetit do të ketë një buxhet çdo vit për pronarët e shpronësuar. Do të krijohet fondi financiar i kompensimit dhe përcaktimi i të gjithë hapave se për çfarë bëhet fjalë.Transparenca për përdorimin e fondit do të paraqitet në kuvend. Do të bëhet çdo vit një raportim i veçantë në buxhet.
Kontributi vjetorë i buxhetit të shtetit për financimin e fondit do të jetë 5 miliard lekë. Më e madhja e dhënë ndonjëherë.
Kjo është gjëja më e mirë e mundshme për të mbylluar këtë proces 25 vjeçar?, - tha Cani .