Ministri i Drejtësisë Nasip Naço tha se qeveria Rama ka bërë shumë reforma për zbatimin e një reforme të drejtë dhe kthimin e pronave tek qytetarët e ligjshëm. Ai tha se zgjidhja e problemit me pronat kërkon një pakt kombëtarë ku secili duhet të lëshojë diçka nga vetja.
?Sistemi i pronave në vendin tonë është futur në një kolaps që sistemi i kaluar nuk i dha zgjidhje kësaj reforme. Ne realizuam një proces skanimi të plotë dhe krijuam dixhitalizimin dhe arkën dixhitale të dokumenteve të kthimit dhe kompensimit të pronave. Ne evidentuam disa probleme në këto vite. Një nga të cilat ishte se edhe pse qytetarëve dhe pronarëve të ligjshëm u ishte thënë se do tu ktheheshin pronat e tyre të ligjshme asnjëherë nuk u bë i mundur realizimi i këtij premtimi.
Ne ishim të hapur ndaj të gjithë qytetarëve gjatë gjithë procesit. Ne diskutuam edhe me ndërkombëtarët, me Këshillin e Europës.
Sot ne kemi arritur në fazën kur po paraqesim para jush nismën tonë ligjore e të cilën ne e konsiderojmë si të duhurën dhe si mënyra e vetme për gjetjen e një zgjidhje të vetme dhe përfundimtare për të gjithë qytetarët. Zgjidhja kërkon një pakt kombëtarë ku secili prej jush duhet të lëshojë diçka nga vetja?, - tha Naço.