Policia e Shtetit zbardh listën e ekzekutimeve me pagese te urdheruara nga qelite e burgut nga Admir Tafili, dënuar me burgim të përjetshëm. Pas pesë muaj hetime intensive të nisura në 12 shkurt të këtij viti, vetëm 2 ditë pas shpërthimit me tritol në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda finalizojnë operacionin e koduar ?Epilog?.
Grupi kriminal përbehet nga 13 persona. Në krye të së cilit është identifikuar Admir Tafili. Ndërkohe që në emër të grupit policia ka arritur të zbardh katër raste të vrasjes me pagesë.
Ekzekutori i këtyre vrasjeve është piketuar Kristi Pine, arrestuar në 16 shkurt të ketij viti dhe Alfred Qefalia, arrestuar më 11 shkurt të 2015. Po kush janë anëtarët e tjerë të këtij grupi dhe roli i gjithsecilit.
Admir Tafilaj (drejtues i grupit) - i dënuar me burgim të përjetshëm.
Alfred Qefali (ekzekutor), i arrestuar në datë 11.02.2015
Alksander Goro (antar), i arrestuar në datë 16.02.2015.
Elson Merdani (anëtar i grupit), kunati i A.Tafilajt, i arrestuar në datë 14.02.2015
Albano Beqiraj (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 14.02.2015
Adrian Uzuni (anëtar - porositës), i arrestuar në Torino, Itali për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin italian.
Fatos Koka (anëtar i grupit), i arrestuar në datë 11.07.2015
Dhimiter Zito (anëtar i grupit), arrestuar në datë 18.03.2015
Dritan Peksani, i shpallur në kërkim.
Policia përmes hetimeve intensive dhe marrjes së dëshmive nga personat që tashmë ndodhen prapa hekurave ka zbuluar skemën e funksiomimit të këtij grupi. Sipas saj, Admir Tafili që njihet dhe si kreu i organizates ka porositur të arrestuarin Kristi Pine për te ekzekutuar e shtetasin Brahim Mani në datë 25 qershor 2014. Vrasja është zbardhur nga vetë Kristi Pine pas arrestimit të tij në muajin shkurt. Pas kësaj date Pine ka marrë edhe tre porosi të tjera. Në muajin nëntor 2014 Kristi Pine është porositur nga Admir Tafili që kundrejt shumës 50 mijë euro të eleminonte Leonard Murataj.
Por nga hetimet ka rezultuar se ky person është ekzekutuar me pas nga persona te tjerë ne qytetin e Durrësit. Po në shtator të 2014 Kristi Pine dhe i arrestuari tjeter Alfred Qefelia tentuan të vrasin shtetasin Edmod Cakmashi pas porosisë që kishin marrë nga shtetasi Adrian Uzuni. Porosia e fundit që i është zbuluar Kristi Pines për vitin 2014, është ajo e 4 dhjetorit, kur ai u urdherua nga Fatos Koka të eleminojë fizikisht shtetasin me iniciale M.L për shkak të një konflikti pronësie që Koka kishte me objektivin e vrasësve me pagesë.