A1 Report - Franca sfidon Gjermaninë, samit ekonomik për Ballkanin Perëndimor

2015-08-22 0

TIRANË - Ministri francez për Çështjet Europiane Harlem Desir, deklaroi në konferencën e përbashkët që zhvilloi në Tiranë me ministrat Bushati e Gjosha se vitin e ardhshëm në Paris do të zhvillohet një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor, kjo pas samiteve të zhvilluara në Vjenë e Berlin mes vendeve të rajonit.

??Presidenti Hollande është i angazhuar për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor. Vitin tjetër në Paris do të organizohet samiti ekonomik i vendeve të rajonit të ballkanit i cili do të pasoje atë të Berlinit dhe të Vienës. Ky samit do të ndihmoje vendet e rajonit për sfidat ekonomike.?- u shpreh ministri francez Harlem Desir.

Gjatë fjalës së tij ministri francez për Çështjet Europiane konfirmoi mbështetjen e Francës për Shqipërinë për procesion e integrimit Evropian.

?Kam ardhur të konfirmoj mbështetjen e Francës për Shqipërinë për procesion e integrimit Evropian. Franca vendi i parë që mbështeti e inkurajoi vendet e BE për integrimin në BE. Këtë e ka bërë që në samitin e vitit 200 kur kishte presidencën.?- tha Desir.

Ndërsa vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria Desir vuri në dukej se ka ende gjëra për të bërë kryesisht në luftën kundër korrupsionit.

?Në kuadër të 5 prioriteteve të caktuara nga BE-ja, Shqipëria ka bere hapa para, siç është reforma ne administrate apo për respektimin e te drejtave te njeriut natyrisht qe ngelet shumë për të bërë për reformën në drejtësi, luftës kundër korrupsionit, etj. Ne kemi besim se ju do te avanconi shpejt edhe në këto drejtime dhe Franca do t?iu mbështesë.?- u shpreh Desir.

Më tej ai vlerësoi Shqipërinë si faktor stabiliteti në rajon duke vlerësuar këtu edhe shkëmbimin e vizitave mes kryeministrave Rama e Vuçiç.

?Përshëndes rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka luajtur në Rajon. Dua të përshëndes për rolin që ndërmarrë në rajon. Shqipëria ka një rol kryesor për stabilitetin në Rajon. Vlerësoj shkëmbimet e vizitave të Ramës e Vuçiç. Në rajon ka ende shumë probleme, si në Maqedoni ashtu edhe në Bosnjë.?- tha Desir.

Free Traffic Exchange