A1 Report - Basha paralajmëron prostesta në vjeshtë: Korrupsioni po lulëzon

2015-08-22 0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paraljmëruar fillimin e protestave me ardhjen e shtatorit. Duke renditur një sërë problematikash që sipas tij po prekin çdo ditë shqiptarët, Basha u shpreh se në vjeshtë artia demokratike do të nisim nga vjeshta rrugën pa kthim deri në eivendosjen në Shqipëri të demokracisë.

"Tre janë sfidat që kemi përballë Krimi, korrupsioni dhe zgjedhjet e ndershme. Nuk mund të ketë integrim me deputetë kriminelë. TË nxjerrim jashtë të inkriminuarit. Të rikthejmë në vëmendje domosdoshmëri Askush nuk duhet të ketë iluzionin se në Shqipëri do të ketë zgjedhje pa çmontuar më parë skemën e krimit. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë inkriminim e qeverisjes. Në këtë këndvështrim ne jemi shumica. Do të nisim nga vjeshta rrugën pa kthim deri në rivendosjen në Shqipëri të demokracisë."- tha Basha në përfundim të fjalës së tij.

Sipas tij korrupsioni i është i përhapur në të gjtha nivelet e qeverisjes, duke shtuar se kjo raportohet periodikisht në DASH.

?Raportohet periodikisht në DASH ku thuhet se korrupsioni i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes."- u shtoi Basha.
Më tej Basha ka vijuar akuzën se po mbrohet kontrantabanda e cigareve duke mos kaluar në dogana. Sipas tij një nga vendet fqinje ka ofruar edhe prova të forta, por që qëllimisht nuk janë marrë parasysh nga autoritetet shqiptare.

Ku kanë shuar 140 mln $ nga të ardhurat e tatimeve e doganave. Po 50 milionë nga kontrabda e cigare. Të vihen para drejtësisë përgjegjësit. Në dijeninë tonë një shtet fqinj ka ofruar edhe prova të pakontestueshme.?- tha Basha.

Sipas Bashës duke mos parë arritjen e parashikuar të të ardhurave dhe deficitin në rritje, Rama ka urdhëruar fshehurazi që të ndryshohet buxheti duke hequr disa investime

?Nën dritën e vjedhjes dhe rritjen e deficitit. Kryeministri ka urdhëruar rishikimin e buxhetit. Do të heqë nga buxheti investime në rrugë e shkolla. Të ardhurat nuk do të kthehen në rrugë, shkolla e rimbursime. Sepse i kanë vjedhur për vete, i kanë bërë vila. Ndonjë cironkë arrestohet për sy e faqe, por balenat vijojnë. Rritën taksat e tarifat, si pasojë u rritën çmimet varfëria e papunësia. Kredia për investimet e brendshme në pikiatë. Të ardhurat biejnë se është rritur evazioni."