TIRANË - Duke dalë nga ambientet e Gjykatës së Lartë deputeti Tom Doshi sqaroi për mediat takimin që pati një ditë më parë me kreun e grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçin. ?Takim me një mik?, - tha deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste.
?Ruçin e kam mik. Është i veçantë prej të tjerëve. E quaj shtylla e PS. Edhe me Ruçin e të tjerë do të vijoj të qëndroj akoma. Pavarësisht se bën gabim kur votuan për të më arrestuar, sot e kanë pranuar që janë gabim. Në PS përfaqësoj elektoratin tim. Kam mbështetjet jo vetëm parti por edhe si individ në Shkodër. Shkodra nuk e votoi LSI-në.?- tha Doshi.
Interesi i gazetarëve ishte të mësonin nëse Doshi ka ndërmend të rikthehet në Partinë Socialiste pas përjashtimit nga grupi në muajin mars kohë kur shëprtheu edhe historia e atentatit të pretenduar ndaj tij. Për deputetin Doshi, rikthimi në PS nuk do të përbënte lajm!
Deputeti i Shkodrës Tom Doshi ishte këtë të mërkurë në Gjykatën e Lartë por seanca ndaj tij dhe Prokurorisë së Përgjithshme e planifikuar për në orën 12:00 nuk u zhvillua për mosformim të trupit gjyqësor. Sipas Doshit, prokuroria padrejtësisht nuk mori provat e kërkuara prej tij në hetimin për atentatin që deputeti pretendoj se ishte planifikuar ndaj tij me urdhër të Ilir Metës.