A1 Report - Konferenca e plotë Bushati - Kotzias

2015-08-22 0

TIRANE - Shqipërinë ka shumë gjëra që e bashkojnë më Greqinë, por në mes të dy fqinjëve qëndron një det i tërë.

Kjo është reflektuar qartë edhe gjatë vizitës së ministrin të jashtëm grek Nikos Kotzias në Tiranë. Në krah të homologut shqiptar Ditmir Bushati shefi i diplomacisë greke tha se kufiri ujor duhet të vendoset e çeshtja duhet të zgjidhet.

"Do të shikojmë edhe çështje të përbashkëta si çështja detare. Jemi të palëlëkundur në mendimin tonë se problemet ekzistojnë që zgjidhen. Besimi është diçka e vlefshme. Jam shumë i kënaqur dhe falënderoj për mënyrën e besimit që kemi biseduar",- u shpreh Kotizas.

Ministri shqiptar si zgjidhje të çështjes së kufirit njoftoi ngritjen e grupit të ekspertëve që do të vënë pikat në hartë por pas pasur zgjidhje të njëanshme.

"Duhet të jetë një zgjidhje e bazuar plotësisht në të drejtën ndërkombëtare, në frymë evropiane dhe jo si precedentë përkundrejt rasteve që mund të konsiderohen të ngjashëm ose jo. Është një zgjidhje të cilët ne dy ministrat dëshirojmë të vijë në radhë të parë nga ekspertët për të pasur një reflektim më të thellë për adresimin e kësaj çështje. Në rast se nga një punë e gjatë e grupeve të ekspertëve nuk arrihet në konkluzion të pranueshëm për të dyja palët, e drejta ndërkombëtare na orienton drejt instrumenteve që mund ta krijojnë këtë besim dhe të na japin zgjidhje përfundimtare", - tha Bushati.

Ministri grek formalisht pranoi se ligji është ende në fuqi, por dy vendet sipas tij nuk janë kurrsesi në luftë.

Sa i përket çështjes së pronave të shqiptarëve çamë në Greqi, Kotzias edhe njëherë ka përsëritur sugjerimin grek se zgjidhje u mbetet vetëm gjykata. Edhe pse u kalua deri diku me nota humori, ministri i Jashtëm helen ngatërroi emrin tipik shqiptar të homologut shqiptar duke e quajtur Dhimitër.